Berisha: Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu e vije të kuqe
Të bëhemi gati për betejën finale me çdo kusht
Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Burreli ku ishte i pranishëm në ceremoninë e 32-vjetorit të krijimit të degës së PD, se qytetarët duhet të bëhen gati për betejën finale me çdo kusht për të larguar kryeministrin Edi Rama.“Njeri që e don Klosin, Matin dhe qytetarët ka përkushtimin më të madh për ta shndërruar atë Bashki në shtëpinë e çdo qytetari dhe që të dy bashkë do të përgjysmojmë taksat, ne jemi parti e taksave të ulëta ne besojmë se paratë në xhepat tuaja janë më të vlefshme për ju. Taksa e ulët është ligji ynë, kjo është njëra anë e medaljes së misionit tonë. Misioni ynë ka dhe anën tjetër largimin e Edi Ramës nga pushteti ne sëshpejti kalojmë në betejën finale kundër këtij armiku i cili turpëron çdo vend, çdo njeri kundër këtij armiku që zbaton parimet më të zeza ndaj kundërshtarit dhe opozitës kundër këtij armiku të pabesë që nuk nguron t’i fusë dhe thika partnerit kryesor strategjik. Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu dhe vije të kuqe çdo ditë që qëndron është haraç për çdo shqiptar. Ndaj dhe të ngrihemi t’i tregojmë botës se në kurrë korrupsioni nuk na mposht, as pabesia dhe kurrë nuk do të pranojmë monizmin por do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë. Të bëhemi gati për betejën finale me çdo kush
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



