Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Pasojat nga krizat do të zgjasin
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar raportin e tranzicionit të Berzh. Sejko në një deklaratë për mediat është shprehur se ekonomia është goditur disa herë për shkak të pandemisë apo luftës në Ukrainë.
Si pasojë, këto faktorë kanë ndikuar në rritjen e inflacionit. Ndër të tjera Sejko shprehet se pasojat nga kriza energjetike do të zgjasin.
“Ky konflikt ka shkatuar humbje të mëdha në jetë njerëzore, po ashtu dhe sociale dhe ekonomike. Ne po jetojmë në një kohë të pazakontë dhe për një pjesë të shoqërisë kjo ishte e paimagjinueshme. Goditja ndikoi në rritjen e inflacionit. Rritja e inflacionit u përshpejtua. Pasojat nga kriza e energjetike do të zgjasin”, është shprehur Sejko
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



