Shkëlqim Cani tregon pse u thirr nga prokurorët: Pres vetëm drejtësi! Nuk jam i surprizuar
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka qëndruar mbi dy orë në zyrat e SPAK. Në një deklaratë për mediat, ai tha se ka nënshkruar një deklaratë që duhet të ruajë sekretin.
“Kam nënshkruar një deklaratë që duhet të ruaj sekretin dhe kaq”, tha Cani për gazetarët.
Cani tha se nuk u pyet nga prokuroret për çështjen e inceneratorëve, por theksoi se është i gatshem te paraqitet nese e therrasin. Ai u shpreh se nga SPAK pret vetem drejtesi dhe rregulla.
Cani eshte thirrur per privatizimin e nje ish furre buke.
A jeni thirrur nga SPAK për inceneratroeët dhe pse keni dalë kundër në atë kohë?
Cani: E bëjmë radhë ta mbyll njëherë këtë që është sekret hetimor, pastaj flasim për këtë.
A ju kanë thirrur për inceneratorët?
Cani: Jo
Kemi një shkresë që ka lidhje me inceneratorët që në 2014 ngarkohet një përgjegjësi për ministrat e tjerë
Cani: Kjo shkresë ka dalë
Cfarë pozicioni ka pasur Arben Ahmetaj në këtë shkresë?
Cani: Po ku di unë cfarë shkresë ka pasur Ahmetaj. Pyesni kryeministri për pozicionin e një ministri. Une e di çfarë kam firmosur. Kam firmosur këtë shkresë që thotë atë që është publikuar. Këtë që lexuat ju unë kam firmosur.
Ju prisni të thirreni para Ahmetajt për këtë?
Cani: Nuk e di, atë e di SPAK. Pyesni SPAK nëse do më therrasë apo jo.
U surprizuat që u thirret për privatizimin e një ish furre dhe ndërkohë
Cani: Në jetën time kam kaluar kaq shumë sa nuk më surprizon asgjë. Unë jam i gatshëm të paraqitem dhe të tregoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën
Cfarë prisni nga SPAK?
Cani: Pres drejtësi dhe rregull
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



