E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta : Jemi vendi më i korruptuar
Lajme

Meta : Jemi vendi më i korruptuar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas takimit në selinë blu më kryetarin e PD-së, Sali Berisha, ka vijuar me të njëjtin refren duke thënë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon dhe se kryeministri Rama është i korruptuar.

Kështu ndër të tjera, Meta i pyetur rreth protestës së paralajmëruar të opozitës, është shprheur se do të mbështesin çdo kërkesë të PD dhe se aksioni opozitar do të vijojë.

“Treguesit e shpopullimit të vendit që nga fakti që jemi vendi më i korruptuar në kontinent. Nga fakti që pagat janë gati 40 % më pak se vendet e rajonit. Paratë që duhet të investohen për shqiptarët shkojnë për McGonigal.

Kemi rënë në dakord për shumë çështje të rëndësishme. Mbështesim PD-në për kërkesat e tyre legjitime. Protestat do të vijojnë”, është shprehur Meta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.