E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali/ SPAK e kërkon aktakuzën ndaj McGonigal nga një deputet
Lajme

Skandali/ SPAK e kërkon aktakuzën ndaj McGonigal nga një deputet

Më shumë se një javë pas shpërthimit të skandalit Rama-McGonigal, SPAK është bërë i gjallë.

Edhe pse duhej të kishte kërkuar që ditën e parë informacione nga homologët e tyre amerikanë për skandalin më të rëndë në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, SPAK ka zgjedhur të heshtë.

Ndërkohë sot, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar deputetit Gazment Bardhi që t’u dërgojë aktakuzën ndaj Charles McGonigal, të ngritur nga autoritetet hetimore amerikane.

Letra e SPAK vjen pasi bardhi kishte kërkuar që ata të nisnin hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama për korruptim të zyrtarëve të huaj.

Ndërkohë SPAK nuk ka sqaruar se a kanë pasur ndonjë komunikim me autoritetet amerikane për këtë skandal të rëndë.

Për këtë çështje ka heshtur edhe ambasada amerikane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.