Dalin rezultatet e para te presidencialeve në Francë: Le Pen dhe Macron në balotazh
Raundi i parë i garës presidenciale të zhvilluar sot në Francë duket se do të çojë në raundin e dytë Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen.
Mësohet se Exit Pollet, kanë nxjerrë Macron me 23.7% të votave dhe Le Pen me 21.7% të votave, raporton Al Jazeera.
Ndërkohë kandidati tjetër Hanon e ka pranuar humbjen dhe ka mbështetur Macron në këtë garë.
Në një komunikim për Agjencinë e Lajmeve Kombëtare të Francës, Macron është shprehur se ka ardhur koha që Franca të ndërrojë faqe
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



