E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KUVEND/Deputeti i Partisë Socialiste voton edhe për kolegun! Shihni momentin
Lajme

KUVEND/Deputeti i Partisë Socialiste voton edhe për kolegun! Shihni momentin

VIDEO 🎥

Seanca e sotme plenare duhej të vijonte normalisht me interpelancën e regjistruar me kryeministrin Edi Rama, thirrur nga opozita për çështjen “McGonigal”.

Por mungesa e tij në Parlament solli kaos dhe debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës, të cilët kërkonin praninë e kreut të qeverisë.

Pavarësisht kaosit, mazhoranca vijoi e pashqetësuar seancën parlamentare, ku në mungesë të zhvillimit të interpelancës, kaloi në miratimin e projektligjeve.

Në këtë moment ka ndodhur një gjë e pazakontë në anën e socialistëve. Teksa votohej në mënyrë elektronike, deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj ka votuar edhe në mungesë të një prej kolegëve të tij.

Siç shihet nga pamjet e publikuara, deputeti socialist voton edhe për vete, edhe për kolegun në krah, i cili në momentin e votimeve nuk ishte i pranishëm në sallë. Nuk dihet se cili është deputeti apo deputetja që mungonte.

Nëse ky veprim i deputetit vërtetohet, atëherë kjo përbën një shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.