E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me ish-zyrtarin e FBI dhe lidhjet me Ramën, PD dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor
Lajme

Skandali me ish-zyrtarin e FBI dhe lidhjet me Ramën, PD dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi dorëzuan këtë të premte në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

Në këtë komision hetimor, është paralajmëruar të hetohet lidhja e kryeministrit shqiptar Edi Rama me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal.

Një ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Sali Berisha denoncoi me emra dhe ministra të tjerë si të përfshirë në skandalin e ashuquajtur ‘McGonigal’.

“Ballukja ka qenë si të thuash nga më aktivet në këtë aferë, por janë edhe ministra të tjerë. Ardi Veliu, Bledi Çuçi, që të gjithë këta. I përgëzoj të gjithë deputetët që kanë firmosur në këtë Komision Hetimor Parlamentar dhe e siguroj Komisionin Hetirpor Parlamentar të Kongresit të SHBA se komisioni ynë do të bëjë gjithçka për të zbardhur veprimtarinë kriminale të Edi Ramës, të McGonigal në Shqipëri, të Marco Ross-it dhe grupit të tyre.

Duhet të dini se, jo vetëm në këtë fushë, por edhe në aspekte të tjera, këta aventurierë kanë luajtur me interesa të një rëndësie jetike për SHBA. Komisioni do t’i rreshtojë të gjitha këto, si një detyrim madhor ndaj SHBA. Mos prisni nga SKAP-i i partisë. Mc Gonigal është ulur këmbëkryq me ta. Jo një herë, por disa herë. Hetimin më të plotë do ta bëjë komisioni hetimor parlamentar.”, tha Berisha.

Kongresi amerikan hetim për aktivitetin McGonigal

Kongresi amerikan nis hetimet për Charles McGonigal. Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Gjyqësorit në Kongresin amerikan Jim Jordan dhe kongresmeni Matt Gaetz i kërkojnë drejtorit të FBI-së informacion rreth shkeljeve që ka bërë në detyrë ish-kreu i zyrës së FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal dhe dëmit që i ka sjellë sigurisë kombëtare të SHBA.

Përmes një letre dhe pyetjeve që i drejtojnë Christopher Ëray, dy kongresmenët kanë vënë në lëvizje kongresin për të marrë informacion dhe hetuar mbi aktivitetin e McGonigal.

McGonigal, i cili ishte agjenti special i ngarkuar me kundërzbulimin në zyrën e FBI-së në Nju Jork, u arrestua muajin e kaluar për lidhjet e tij të dyshuara me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar penalisht vitin e kaluar për shkeljen e atyre sanksionet.

“Këto akuza janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe ngrenë shqetësime për ndikimin e mundshëm që kjo sjellje e keqe mund të ketë pasur në çështjet e kundërzbulimit të FBI-së dhe hetimet penale”, i shkruan Jim Jordan, drejtorit të FBI-së Christopher Ëray dhe Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland.

“Si agjent special i ngarkuar (SAC Special Agent in Charge) për Zyrën e Nju Jorkut, zoti McGonigal mbikëqyri shumë hetime të ndjeshme kundërzbulimi, duke përfshirë hetime që përfshinin individë që ai tani është akuzuar se ka punuar për të përfituar”. Jordan thekson se zyrtarët amerikanë kanë thënë se Deripaska ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryetarit të fushatës së Trump, Paul Manafort dhe gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA. Duke vënë në dukje aktakuzën që pretendon se McGonigal fshehu marrjen e 225,000 dollarëve nga një ishpunonjës i agjencisë së inteligjencës shqiptare, Jordan shkruan, “Të dyja aktakuzat përfshijnë sjelljen e supozuar që ndodhi ndërsa zoti McGonigal shërbente si Agjent Special i ngarkuar (SAC) i Divizionit të Kundërzbulimit të FBI-së. Zyra e Nju Jorkut nga viti 2016 në 2018 dhe pas daljes në pension të tij.” Jordan dëshiron të dijë nëse ndonjë hetim është ndikuar dhe sa hetime që ai mbikëqyri janë komprometuar potencialisht. Ai kërkon një përgjigje deri më 15 shkurt.

“Sjellja e supozuar e pahijshme e z.McGonigal mund të ketë ndikuar në këto çështje shumë të ndjeshme, duke përfshirë nëse ai ka kompromentuar burime, metoda dhe analiza të ndjeshme”, shkruan Jordan.

“Nëse sjellja e tij e supozuar e pahijshme ndikoi materialisht në rezultatin e ndonjë hetimi apo komprometoi më tej sigurinë tonë kombëtare, gjithashtu mbetet e panjohur për momentin”.

Më parë, drejtori i FBI-së, Christopher Ëray tha se veprimet e McGonigal nuk përfaqësojnë agjencinë e tij. McGonigal, i cili doli në pension nga FBI në 2018, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën me katër pika të zbuluara të hënën në Manhattan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.