Një grua drejtonte grupin e drogës/ Sekuestrohen 6 kg kokainë e heroinë
Një grup që merrej me shpërndarje droge është goditur nga policia e Tiranës, që ka arrestuar katër persona. Sipas hetimeve, në krye ishte një grua 40-vjeçe, pjesë e personave të vënë në pranga. Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim furnizuesin e grupit.
Sipas burimeve zyrtare, 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroinë e kokainë si dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë janë sekuestruar në kuadër të operacionit të koduar “Kutia e Pandorës”, që erdhi pas një hetimi disajavor me metoda proaktive.
Arrestimet
Policia njoftoi se nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Tiranës, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal shpërndante me shumicë dhe në doza lëndë narkotike heroinë e kokainë, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila regjistroi procedimin penal në janar të këtij viti.
Si rezultat i hetimit disajavor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur grumbullimi i provave të nevojshme për pjesëtarë të një grupi kriminal që shpërndanin lëndë narkotike heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



