E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luizi i përmend  ish të dashurin, si reagon Olta Gixhari: S’është konfirmuar asnjëherë, histori…
Lajme

Luizi i përmend ish të dashurin, si reagon Olta Gixhari: S’është konfirmuar asnjëherë, histori…

Aktorja Olta Gixhari ka qenë në një lidhje disa mujore me ish-banorin e BB, Olsi Mingomataj i njohur si Olsi i Noçes.

olta GIXHARI OLSI

Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurrent, por nuk zgjati më shumë se 4 muaj pasi aktorja ndihej më superiore se ai.

Ndërkohë gjatë një bisede mes banorëve në BBV ku diskutohej për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, Luizi përmendin rastin e Noçes dhe Olsit.

Menjëherë reagoi Olta Gixhari e cila i kërkoi të mos përmendte emra, duke shtuar se “kjo nuk është konfirmuar asnjëherë”.

Pjesë nga diskutimi:

Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer marrëdhënie seksuale Noçja me atë Olsin

Olta: Mos përmend emra

Luiz: Ka dalë publike

Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë

Luiz: Nuk është konfirmuar, këtë se di

Olta: Mos përmendni emra ore, se kjo është histori i çik e rëndë

Olsi është një nga banorët e “Big Brother 1”, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen live të të dashurës brenda spektalit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.