I zhdukur dy vite më parë, gjendet trupi i pajetë i 24-vjeçarit në Kurbin
Dy vite e gjysmë pasi ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur trupi i pajetë i 24-vjeçarit Klevis Lleshi.

Trupi i të ndjerit është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet në zonën e Mamurrasit. Ai është zbuluar si pasojë e erozionit të tokës, teksa banorët e zonës njoftuar menjëherë policinë.
Këta të fundit kryen testin e ADN-së, prej të cilës rezultoi se ishte Klevis Lleshi.
Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në qershor të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë peng para 2 vite e gjysmë në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel.
Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në në fshatin Shpërdhet Mamurrasit.
Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



