VIDEO/ Tragjedia e shkaktuar nga termeti,vogëlushja nxirret nga rrënojat e tërmetit në gjendje shoku
Pamje që tronditin botën vijnë nga Turqia dhe Siria, shtete të cilat u goditën dje rëndë nga disa tërmete të fuqishme.
Siç shihet nga pamjet e bëra virale pas shpërndarjes në Twitter, një vajzë e vogël e nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur qëndron në krahët e një ushtari, ndërsa duket e shokuar.
Pasi ekipi i ndihmës tenton që ta qetësojë vogëlushen, duke e pyetur për emrin dhe duke i lagur buzët me ujë, i tregojnë se jashtë e pret vëllai i saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



