E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorë të SPAK, policë, zyrtarë/ Zbulohet lista e plotë e ‘Aktivistëve’, i detyrojnë t’i bëjnë ‘Like’ Edi Ramës
Politikë

Prokurorë të SPAK, policë, zyrtarë/ Zbulohet lista e plotë e ‘Aktivistëve’, i detyrojnë t’i bëjnë ‘Like’ Edi Ramës

Skandali ndjek skandalin. Nga patronazhistët te aplikacioni ‘Aktiv1st’.

Edi Rama nuk ndalet në përpjekjen e tij të çmendur për të patur nën kontroll çdo gjë, edhe lirinë dhe veprimin e qytetarëve, pasi ka shtënë në dorë çdo institucion dhe zyrë të shtetit.

Kjo ishte e parashikueshme deri diku, pasi alarmi për rrëshqitjen në totalitarizëm ka kohë që është lëshuar.

Syri.net ka siguruar të plotë listën e Aktiv1stëve që kontrollon Edi Rama. Mijëra punonjës të administratës janë detyruar të përdorin aplikacionin.

Skandali bëhet edhe më i madh kur në zbulohen emrat e njerëzve të drejtësisë dhe policisë së shtetit si aktivistë të Edi Ramës.

Pjesë e aplikacionit janë prokurorë në rrethe, por edhe njerëz që përbëjnë SPAK-un e lavdëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim si të pamanipulueshëm dhe të pavarur. Në fakt e kundërta po faktohet çdo ditë e më tepër.

Image

Në listë janë punonjës të Policisë së Shtetit, ndër ta funksionarë të lartë të drejtorive në qarqe.

Mjekë, infermierë apo dhe mësues janë pjesë e gjurmimit nga PS. Gjithashtu, lista përbëhet nga punonjës të tatimeve, doganave.

Nuk mungojnë as të punësuar në sektorin privat të cilët i kanë detyruar të jenë pjesë e aplikacionit Aktiv1st-i i PS, ku shtrëngohen t’i bëjnë Like, Share dhe komente Edi Ramës për postimet që shpërndan në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.