E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drogë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori, sekuestrohet 60 kg kokainë, pranga 37-vjeçarit shqiptar
Lajme

Drogë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori, sekuestrohet 60 kg kokainë, pranga 37-vjeçarit shqiptar

Sekuestrohen 60 kg kokainë në Itali, ndërsa në pranga ka rënë një trafikant shqiptar. Mediat italiane raportojnë se droga u gjet në një kontejner, i cili mbërriti në Vado Ligure, ndërsa kishte ardhur nga Ekuadori me një ngarkesë banane.

Ngarkesa e drogës u gjet pas kontrollit të kontejnerit, ndërkohë shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Itali.
Bëhet fjalë për një 37-vjeçar, i cili banonte në Milano, ndërkohë akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës, më pas u transferua në burgun e Genoa Marassi. Droga ishte e ndarë në 50 copë, u sekuestrua dhe u vendos në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Në momentin e arrestimit, shtetasi shqiptar dispononte një armë zjarri, e cila u konstatua e vjedhur, një radio dhe mjete të tjera të përshtatshme për hapjen me forcë të kontejnerit. Po vijojnë hetimet e mëtejshme për identifikimin e marrësve të ngarkesës gjigante të drogës, e cila nëse do të dilte për shitje në do të jepte vlerën e mbi 5 milionë eurove.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.