E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Olta qan me të madhe pas eliminimit të Amosit, shihni çfarë bën Efi
Publik News

Olta qan me të madhe pas eliminimit të Amosit, shihni çfarë bën Efi

Olta Gixhari nuk ka mundur t’i ndal lotët pas eliminimit të Amos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Ajo e ka përjetuar shumë keq eliminimin e Amos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Amos u eliminua gjatë javës kur të gjithë banorët ishin në nominim, përveç Kristit, i cili kishte hapur “Kutinë e Pandorës” gjatë Prime-t të kaluar në BBVA. Kujtojmë se Amos ishte shumë i afërt me Oltën por edhe me Dea Mishelin, me të cilët ishte kundër grupit të njohur si “grupi i Luizit”.

Amos lë shtëpinë e Big Brother Vip duke hequr dorë nga çmimi i madh.Prime e kaluar, Kristi dërgoi në nominim të gjithë banorët, përveç vetes së tij. Ai kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”, ku njëri zarf i jepte mundësine të takonte një njeri të dashur, e tjetri dërgonte të gjithë banorët në nominim.

Kristi, e shprehu më parë brenda në shtëpi, mungesën për të atin, për këtë arsye zgjodhi zarfin e bardhë, me shpresën se do futej Roberti. Dhe ashtu ndodhi, ky i fundit po e priste në oborr.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.