E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA/ Ironia e Dylgjerit: Qytetarët amerikanë do të jenë sot në protestë
Lajme

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA/ Ironia e Dylgjerit: Qytetarët amerikanë do të jenë sot në protestë

Ambasada e SHBA ka njoftuar qytetarët e saj në Shqipëri në lidhje me protestën që opozita ka thirrur ditën e sotme para kryeministrisë.

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, ambasada thekson se kjo protestë ka mundësi të përhapet edhe në rrugët rreth kryeministrisë.

Ambasada këshillon qytetarët e saj të shmangin tubimin pasi situata mund të ndryshojë shpejt dhe mënyrë të paparashikueshme.

Ndërkohë gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar, duke thënë se qytetarët amerikanë do jenë sot në protestë.

“Good News!

Dëgjova te TV Syri, në emisionin e Pekës (SMS), se qytetarët shqiptaro- amerikanë kanë mbërritur në Tiranë e do vijnë në protestën e 12-tës. Nuk dihet se kur do të largohemi – thanë.

Ndryshe nga herët e tjera kur njoftoheshin qytetarët amerikanë jo të vinin, por as të mos dilnin ne bulevard!

Ka ndryshuar bota,” shkruan ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.