E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Petrit Vasili thirrje Lindita Nikollës: Merr masa ndaj deputetit Rama, po refuzon parlamentin
Lajme

Petrit Vasili thirrje Lindita Nikollës: Merr masa ndaj deputetit Rama, po refuzon parlamentin

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se ditën e djeshme, Taulant Balla dhe Lindita Nikolla e kthyen Parlamentin në censurë politike.

Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se seanca e djeshme ishte një provokim nga ana e mazhorancës dhe si e tillë cdo masë e kërkuar apo e pretenduar është nul.

Vasili i bëri thirrje Lindita Nikollës që të marrë masa ndaj deputetit, siç e quajti ai Edi Ramën, për shkak se po refuzon të japë llogari në Parlament.

“Nikolla dje duke mos ndërprerë farsën, por duke i hedhur benzinë kësaj duke e vazhduar këtë provokim, ndihmoi në shkatërrimin e parlamentit. Sot i bëjmë thirrjen e fundit Lindita Nikollës të lerë mënjanë këto skenarë.

Të merren masa dhe ndëshkimet në lidhje me deputetin Edi Rama, që refuzon llogaridhënien. I kërkohet deputetit Rama të japë llogari për 27 pyetje qe i kam drejtuar në lidhje me detin. I bëj thirrje Nikollës të marrë masa për Edi Ramën. Rama po refuzon autoritetin e parlamentit dhe po ushtron veprimtarinë si bandit. Cdo masë e kërkuar apo e pretenduar është nul.”, tha ndër të tjera Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.