E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratohet projekti për ndërhyrje emergjente në Urën e azogut
Lajme

Miratohet projekti për ndërhyrje emergjente në Urën e azogut

Qeveria ka miratuar projektin për ndërhyrje emergjente në Urën e Zogut mbi lumin Mat, objekt ky i shpallur monument kulture.

Lajmi është njoftuar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila deklaron se projekti u realizua nga ekspertë të Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Margariti thotë se vendimi i sotëm i hap rrugë gjenerimit të fondeve, fillimit të detyrave të projektimit dhe nisjes së ndërhyrjeve integrale për zgjidhjen e problemit në të gjithë objektin.

Ura e Zogut, drejt shkatërrimit/ Miratohet projekti për ndërhyrje

“Projekti teknik i zbatimit për ndërhyrjen emergjente në objektin-monument kulture, Ura e Matit” është rezultat i një pune profesorësh e ekspertësh të nderuar të Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që me urdhrin e kryeministrit, u bënë bashkë për hartimin e projektit, brenda një kohe të shkurtër, në kuadër të Paktit për Universitetin.

Vetëm pak ditë më parë miratuan gjithashtu projektin e vendosjes së pajisjeve monitoruese, që do të na mundësojnë të dhënat teknike e shkencore për hartimin e projektit të zbatimit. Miratimi i këtij projekti i hap udhë gjenerimit të fondeve, fillimin e detyrave të projektimit dhe nisjen e ndërhyrjeve integrale për zgjidhjen e problemit në terren, në të gjithë objektin.

Falënderime profesorëve Markel Baballëku, Neritan Shkodrani, Iralda Xhaferraj, Esmerald Filaj, Ervin Paçi, Rikard Luka, Altin Seranaj, Andrin Kërpaçi, Shkëlqim Daja, që kanë qenë pjesë e këshillimit tonë të vazhdueshëm për këtë vepër inxhinierike komplekse“, shkruan ministrja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.