Berlusconi shpallet i pafajshëm
Akuzohej se korruptoi dëshmitarët në gjyqin ku hetohej se kishte paguar për marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare
Ish-kryeministri i Italisë dhe kryetari i partisë Forca Italia, Silvio Berlusconi, është liruar nga akuzat për ryshfet ndaj dëshmitarëve, ku akuzohej se kishte paguar për të pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Berlusconi u lirua nga akuzat nga një gjykatë italiane këtë të mërkurë, në një çështje ku ai u akuzua se pagoi dëshmitarët për të gënjyer mbi përfshirjen e tij në prostitucionin e të miturve.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, prokurorët kishin kërkuar që Berlusconi të dënohej me 6 vite burg dhe pretendohej se ai i kishte dhënë ryshfet 24 miqve të ftuar në festat e tij, vetëm që ata të jepnin dëshmi të rreme për një gjyq që zhvillohej kundër tij, ku ai akuzohej se kishte paguar para për marrëdhënien seksuale me një balerinë 17-vjeçare.
Sipas argumentimit të gjykatës, ai u shpall i pafajshëm për “prostitucionin ndaj të miturve” për shkak të mungesës së provave, ku ai justifikohej se nuk e dinte se po paguante një të mitur.
Ndërsa çështja e pagesës së dëshmitarëve u nda në tre qytete, Siena, Romë dhe Milano, për shkak të vendit ku jetonin dëshmitarët. Berlusconi tashmë është shpallur i pafajshëm për çështjet në Siena dhe Romë. Prokurorët atje po e apelojnë këtë vendim. Rasti në Milano është më i famshmi nga të tre.
Berlusconi ka pranuar më parë se ka dhënë para për të ftuarit e tij, por tha se ishte kompensim për dëmin e reputacionit që ata pësuan.
Gjithashtu 28 bashkë-të pandehur të tjerë, shumë prej tyre gra të reja të akuzuara për marrje ryshfeti, u liruan gjithashtu të gjithë, përfshirë balerinën marokene Karima El Mahroug, e njohur më mirë me emrin e saj të skenës, Ruby the Heartstealer.
El Mahroug gjithashtu u shpreh e lumtur pas lirimit të saj nga akuzat. “Jam shumë e lumtur… Është një çlirim nga vitet që ishin të vështira. Këto akuza nisën kur isha 17-vjeç dhe vazhduan deri në moshën 30 vjeç. Ishte një makth,” u tha ajo gazetarëve.
Skandali mbi partitë e mbrëmjes kontribuoi në rënien e Berlusconit si kryeministër në vitin 2011, duke shënuar fundin e qeverisë së tij të katërt.
Në një përmbledhje me shkrim të vendimit të saj, gjykata e Milanos tha se ata që dhanë dëshmi në rastin origjinal duhej të ishin klasifikuar si të dyshuar dhe jo si dëshmitarë, që do të thotë se akuzat e fundit nuk zbatoheshin.
Berlusconi ka pranuar se ka dhënë para për të ftuarit e tij të ndryshëm, por tha se ato janë ofruar spontanisht si kompensim për dëmin e reputacionit që ata kishin pësuar duke u lidhur me festat e tij famëkeqe.
Që kur ai hyri në politikë në vitin 1994, karriera e Berlusconit është shënuar nga beteja ligjore dhe ai u ndalua përkohësisht në mbajtjen e posteve politike, pas një dënimi për mashtrim tatimor në vitin 2013.
Ndërkohë ky ndalim ka “skaduar” prej kohësh dhe ai u kthye në Senat në zgjedhjet kombëtare të vitit 2022.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



