” RamGonigali ” / Tubimi i PD përpara Parlamentit, zbulohet itinerari i protestuesve. Berisha mbledh Këshillin Kombëtar në 9.30
Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e nesërme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të mbahet seanca e radhës.
Në orën 09:30 është njoftuar një mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD.
Pas përfundimit të mbledhjes, protestuesit e mbledhur para selisë do të marshojnë drejt Parlamentit së bashku me kreun e demokratëve Berisha.
Gjatë ditës së sotme kryedemokrati e ka quajtur protestën e nesërme si një ditë prove.
“Nesër është një ditë prove, prove e fortë.
Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamGonigali hyn në parlament.
A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja e kryeministrit si RamGonigali?
Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë parlamentit, i bëj thirrje cilitdo, që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë.
RamGonigali nuk duhet të hyjë në parlament. Edhe po hyri, duhet të mbetet nën presionin e tmerrshëm të revolucionit aty ku është, brenda Parlamentit”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



