E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha:Me Duçkën dhe kompaninë kineze Olsi Rama ka bizneset e familjes
Lajme

Berisha:Me Duçkën dhe kompaninë kineze Olsi Rama ka bizneset e familjes

Fituan zonën e lirë në Spitallë nga gara në ministri

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar lidhjen e vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama me Dorian Duçkën dhe një kompani kineze.

Sipas tij së bashku me Duçkën dhe “kompaninë e tij kineze Olsi ka bizneset e familjes Rama”, ndërsa shtoi se në një tjetër fotot Duçka ndodhet në krye të një tavoline ku zhvillohej gara në Ministrinë e Ekonomisë.

Berisha shkroi se në këtë garë kjo kompani nga Kina ka fituar garën për zonën e lirë ekonomike në Spitallë.

“Me Duçkën dhe kompaninë e tij kineze Olsi ka bizneset e familjes Rama!
Në foton ku po hapen dokumentat, Dorian Duçka, në krye të tavolinës në garën që zhvillohej në Ministrinë e Ekonomisë ku kompania e tij Kineze fitoi garën për zonën e lirë ekonomike në Spitallë”, shkroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.