E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 46 mijë të vdekur nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri
Lajme

Mbi 46 mijë të vdekur nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri

Më shumë se 46 mijë njerëz kanë vdekur nga tërmeti që i goditi Turqinë dhe Sirinë në fillim të këtij muaji, ndërsa rreth 264 mijë banesa në Turqi janë shkatërruar e shumë njerëz ende janë të zhdukur.

Përderisa Turqia po mundohet që ta menaxhojë fatkeqësinë më të rëndë në periudhën moderne, po shtohet shqetësimi për viktimat e tragjedisë në Siri.

Programi Botëror i Ushqimit po u bën presion autoriteteve në pjesën veriperëndimore të Sirisë që ta ndërpresë bllokimin e qasjes në zonat ku synon që të dërgojë ndihma për të ndihmuar qindra mijëra njerëz të goditur nga tërmeti.

Dymbëdhjetë ditë pas tërmetit, punëtorët nga Kirgizia u munduan që të shpëtonin një familje 5-anëtarëshe nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Antakia, në jug të Turqisë, raporton agjencia “Reuters”.

Tre persona, përfshirë një fëmijë, u shpëtuan të gjallë. Nëna dhe babai mbijetuan, por fëmija vdiq më vonë nga dehidrimi, tha ekipi i shpëtimit. Një motër dhe binjaku i foshnjës kishin vdekur.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ka shkuar në 40 mijë e 642, ndërsa në Sirinë fqinje raportohet për më shumë se 5 mijë e 800 viktima.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha të shtunën se edhe pse ka pasur shtim të infeksioneve intestinale dhe të frymëmarrjes, numrat nuk paraqesin rrezik serioz për shëndetin publik, duke shtuar se janë ndërmarrë masa për ta vëzhguar dhe parandaluar përhapjen e mundshme të sëmundjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.