E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi zbulon strategjinë/ Si mund ta rrëzojnë kryeministrin Rama
Lajme

Patozi zbulon strategjinë/ Si mund ta rrëzojnë kryeministrin Rama

Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozhi ka deklaruar së bashku me Dashamir Shehin kreun e LZHKS-së ka zbuluar strategjinë se si mund ta rrëzojë opozita qeverinë e Ramës.

Patozi tha se koalicioni i tij do ndjekë rrugën e vet, por në fund të gjitha votat do bashkohen me opozitën në mënyrë që votat e përgjithshme të saj t’ja kalojnë atyre të mazhorancës.

“Ne do ndjekim secilin rrugën e tij në mënyrë që votat e përgjithshme në opozitë të kalojnë ato të mazhorancës. Jemi nisur në këtë rrugëtim për të rritur përqindjen proporcionale të opozitës dhe në fund të marrim pjesën që na takon. Sigurisht këtë vendim kemi marrë duke patur një shpresë për të pasur një kandidat të përbashkët për të cilin jemi plotësisht dakord edhe nëse ka ndonjë kompromis të momentit të fundit  brenda partisë demokratike do ta pranojmë edhe duke zënë hundën me dorë. Ne nuk duam të bëhemi shkak që vota e opozitës të çahet sepse ne përballë Edi Ramës i kemi më afër të gjithë opozitarët e tjerë pavarësisht rezervave që ne kemi për ta. Dhe nuk ka mënyrë tjetër për ta rrëzuar rrëket opozitare sesa në maxhoritar kur flitet për zgjedhjet lokale. Ne bashkohemi të gjithë rreth një kryetari. Por në rast se kjo nuk ndodh mund të ketë një mund të ketë 2, 3 ose 4. Ne do ta gjykojmë që t’i japim qytetarëve një kandidaturë relevante, përfaqësuese, dinjitoze”, tha ai

Kujtojmë se Patozi dhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, zyrtarizuan sot marrëveshjen për garimin e përbashkët në zgjedhjet e 14 majit përpara 3 ditësh

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.