Dalin pamjet e para pas tërmetit 6.4 ballë
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka tronditur provincën e Hataj në Turqi. Tërmeti i fuqishëm është ndjerë në Hataj dhe provincat përreth.
Sipas të dhënave të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.4 ballë ka ndodhur në rrethin Defne të Hatajit në orën 20.04(ora turke). Tërmeti, i cili ndodhi në një thellësi prej 16.74 kilometra nga toka, është ndjerë fuqishëm në Hatay dhe provincat përreth.
Në mediat turke dhe rrjetet sociale janë publikuar pamjet e para pas tërmetit bashkë me kaosin dhe frikën që po shoqëron qytetarët. Të gjithë kanë dalë në rrugë ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje për të ruajtur qetësinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



