E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është ‘italiania’ Holta Zaçaj në krye të Gjykatës Kushtetuese, lidhja me bankat dhe minierat
Lajme

Kush është ‘italiania’ Holta Zaçaj në krye të Gjykatës Kushtetuese, lidhja me bankat dhe minierat

Me 2 burra dhe shoqe e Fullanit

Në vorbullën e ngjarjeve “epokale” që po ndodhin në Shqipëri, emerimi i kryegjyqtares kushtetuese nuk mori ndonjë vemendje të veçantë, ashtu si do ishte disa vite me parë.

Ajo u emerua pa zhurmë në janar të këtij viti si anetare e gjykatës, për shkak të vakancave dhe pas dy raundeve “bosh” zgjidhet kryetare.

Holta Zaçaj doli si një “ajsberg” i panjohur që çau gjithë sistemin e drejtësisë për pak muaj duke kapur majen e tij, sot.

Drejtore e interesave imobiliare në Alpha Bank, për pesë vjet deri sa banka u shit, Prapaskena mëson se Zaçaj njihet për temperamentin agresiv “alla Olta Gixhari” por dhe si shoqja e ngushtë e Arjana Fullanit, ish gjyqtares se Gjykatës së Lartë.

Plarent Kotherja, albitri i njohur i futbollit, sot shef i sektorit të gjyqtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, është bashkëshorti i parë i Holta Zaçaj, me të cilin ka edhe një djalë që jeton në Itali.

Holta përfitoi nënshtetësinë italiane, pasi u martua me Plarentin. Ky e kishte këtë shtetësi prej nënës së tij italiane.

“Bukuroshi” Erion Duraj është burri i dytë i kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin është martuar në vitin 2015 dhe ka një vajzë.

Duraj disa vite më i ri ka qenë drejtori ekzekutiv i “Abchrome”.

Askush nuk e di përse Holta Zaçaj që punën më të rëndësishme të jetës ka shërbimin ndaj interesave të një banke greke, doli nga “hici” dhe brenda një muaji u vendos në majën e Gjykatës Kushtetuese shqiptare./ Prapaskena

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.