Ish-deputetja e PD-së ia vë syrin Bashkisë së Tiranës
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska ka deklaruar se do të rikthehet në politikë.
Sipas saj rrruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës.
Përnaska kthehet në politikë, pasi dështon me biznesin e kollareve.
Lajla Përnaska
Biznesi i kollareve të dizenjuara nga kryeministri Edi Rama dhe të prodhura nga Lajla Përnaska ka falimentuar.
Pasi është kyçur siç duket në videot e mëposhtme.
Tashmë përballë dyqanit të saj, qëndrojnë makina pa targa.
Përnaska e cila ka dështuar me biznesin e saj, del dhe thotë se është e gatshme të japë kontributin për Tiranën.
Po çfarë ndodhi me kontributin në biznesin e saj dhe me kollaret për kryeministrin Edi Rama?
Sipas të dhënave të QKB, Përnaska ka dështuar në biznese.
Megjithëse në ekstraktin historik ka të dhëna kontrakditore.
Në të njëjtën ditë, aktivitetin e ka bërë aktiv dhe pasiv.
Me datë 7.11. 2022, kompania FP Capital Virtus me numër NIPTI L61518017D, që drejtohet djali i ish deputes së PD-së, fillimisht e ka bërë statusin aktiv dhe po në të njëjtën datë e ka bërë pasiv.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



