“Transportin publik e gjetëm në kushte të vështira”/ Veliaj: Do të ketë transformim rrënjësor
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka zhvilluar një bashkëbisedim përfaqësuesit e shoqatës së transportit publik në Tiranë, për të diskutuar përmirësimin e shërbimit dhe risitë që do të sjellin për qytetarët.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj është shprehur se transportin publik e gjeti në kushte shumë tëvështira ndërsa sot që flasim janë shtuar 3 linja të reja.
Ndër të tjera thekson se investimet do të kalojnë në një tjetër nivel dhe do të ketë transformim rrënjësor për pritjen në stacion.
“Transportin publik e gjetëm në kushte të vështira. Janë shtuar tre linja të reja të transportit publik. Do të ketë transformim rrënjësor për pritjen në stacion . Investimet po kalojnë në një nivel tjetër”, ka thënë Veliaj gjatë takimit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



