Meta prej 30 minutash në SPAK, gazetarja tregon detajet rreth arsyes së marrjes në pyetje të kreut të PL-së
Detaje të reja dalin në dritë për arsyen e mundshme të thirrjes sot në SPAK të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Meta ndodhet prej 30 minutash në SPAK, ndërsa është thirrur si person që ka dijeni për veprën penale, për një çështjes që ka në dorë kjo prokurori. Ai ka nënkuptuar për mediat se ka dijeni për çështjen në fjalë për të cilën është thirrur.
Meta është thirrur për çështjen CEZ-DIA. Ndaj Metës ka dhe një kallëzim të paraqitur nga Halit Valteri për çështje lobimi në SHBA, ndërkohë që po hetohen nga SPAK dhe disa të tjera që lidhen me shpenzimet në një spital jashtë vendit të familje Meta-Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



