E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dimal, hajduti i ikën policisë pasi vodhi lekët dhe celuarin
Lajme

Dimal, hajduti i ikën policisë pasi vodhi lekët dhe celuarin

Një rast i grabitjes së një shtëpie ka ndodhur në Dimal. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetasit me iniciale P. Xh., 64 vjeç. Hajdutët të cilët kanë kryer vjedhjen dhe u kanë ikur me vrap policisë, i kanë grabitur 64-vjeçarit një shumë parash në një banesë në Dimal. Policia thotë se autorët i kanë marrë çelësin pronarit të banesës dhe më pas kanë hyrë brenda duke vjedhur një shumë monetare prej 150 mijë lekësh të reja.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar. Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.