Banorja e Bërxullës: Belinda Balluku ha byftek 1 mln lekë, Rama shtron dreka nga 10 mln lekë
Ne nuk kemi bukë të hamë, vetëm me ilaçe
Një nga banoret e Bërxullës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku se hanë darka të shtrentja jashtë vendit dhe nuk tregojnë vëmendjen ndaj problematikave me të cilat hasen çdo ditë qytetarët.
Ajo u shpreh se Balluku ha biftek me faturë 1 mln lekë, ndërsa përmendi edhe darkën e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, që ka kushtuar 10 mln lekë.
“Belinda Balluku do 1 milion leke të hajë një byftek, Rama do 10 milione lekë për të ngrënë një drekë, ndërsa ne s’kemi bukë të hamë, vetëm me ilaçe”, u shpreh banorja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



