E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Prishje urbane” në fshehtësi/ Rama dhe Veliaj: Godinat mbi 50-vjeçare do të prishen nëse nuk janë të sigurta
Politikë

“Prishje urbane” në fshehtësi/ Rama dhe Veliaj: Godinat mbi 50-vjeçare do të prishen nëse nuk janë të sigurta

Së fundmi, Rama dhe Veliaj kanë marrë një vendim për ndërtesat mbi 50-vjeçare në Tiranë. Të gjithë banesat në kryeqytet, që kanë mbi 50 vite që janë ndërtuar, pritet t’i nënshtrohen auditimit teknik.

Nëse një nga banesat nuk i përmbahet kushteve teknike, objekti sipas vendimit të fundit të qeverisë, ose do të riparohet, ose do të prishet. Ky projekt-vendim është hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bëhet e ditur se subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndër të tjera specifikohet se vendimi për prishje të objektit mund të merret në rast se vlera për riparim është e barazvlefshme ose më e madhe se vlera për ndërtimin e tij. Projektvendimi bazohet në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, por gjithsesi në asnjë nen të këtij ligji nuk parashikohet një proces i tillë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.