Vrasësi i 3 grave në Tiranë nga gjykata: S’jam i penduar, i kam bërë më koshiencë krimet
Autori i masakrës së trefishtë në Tiranë, Dan Hutra doli këtë të shtunë në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në momentet e para që ai është shfaqur brenda kafazit me xhama në sallën e gjyqit, ai dukej mjaft i qetë dhe nuk u duk se shfaqte pendesë për krimet e kryera.
Hutra nuk ka bërë asnjë shenjë, nuk ka thënë asnjë fjalë teksa nga gazetarët është pyetur nëse ke ndonjë koment apo a është penduar për atë që ka bërë.
Dan Hutra vrasësi gjakftohtë i tre grave në Tiranë, personi që para 15 vitesh vrau një 22-vjeçare, i përdhunoi motrën dhe i mori peng nënën, ka shokuar me deklaratën e tij para gjykatës.
Vrasësi serial i ka kërkiar sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona të pafajshëm pasi pasojat e këtij vendimi sjellin masakra të tilla sipas tij.
“I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm pasi ndodhin masakra te tilla.“
Hutra nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimet e bëra duke thënë se “Edhe sikur të marr 5 dënime përjetë nuk pendohem”
Kujtojmë se më 1 mars, Hutra shkoi në Astir për të eliminuar Marjana Gurakuqin, të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash.
Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë. Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në Kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses, duke lënë të plagosur ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.
Më pas ai shkoi në Kamëz dhe vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg, Etleva Kurtin.
Sipas tij objektivi i radhës ishte një person me vendbanim në Kambinat, i cili sipas tij kishte shitur në vitin 1999 armën me të cilën u vra i ati në Durrës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



