E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha mbledh kandidatët e 14 majit dhe paralajmëron Ramën: Nuk do të shpëtosh kurrë nga PD-ja
Politikë

Berisha mbledh kandidatët e 14 majit dhe paralajmëron Ramën: Nuk do të shpëtosh kurrë nga PD-ja

Kryetari i Partisë Demnokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se pavarësisht se ka konfiskuar vulën e PD-së, nuk do të mund të shpëtojë nga PD.

Gjatë takimit me kandidatët e PD-së për kryetar bashkie, Berisha nënvizoi se Rama mendon se e ka goditur opozitën e vërtetë me vendimin e parafabrikuar për vulën, por është tërësisht e kundërta sipas kreut të PD-së.

“Duke menduar se, do mund të na pengojë, të marrim pjesë dhe të fitojmë zgjedhjet e 14 Majit si burracak, ai shtyu gjer tre ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të Gjykatës së kontrolluar 100 % prej tij dhe konfiskoi vulën e partisë mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. E vërteta është e kundërta. S’do shpëtojë kurrë nga PD”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.