Indianët punojnë në ndërtim në Shqipëri: Fitojmê shumë para këtu
Për shkak të situatës politike e ekonomike, çdo ditë e më shumë me qindra-mijëra shqiptarë po largohen nga vendi ynë. Shpopullimi është kthyer në një fenomen shqetësues pasi shifrat janë paksa të frikshme.
Ky emigrim masiv i shqiptarëve është bërë shkak që sektorë të ndryshëm të ekonomisë të përballen me mungesën e forcës punëtore.
Edhe ndërtimi, një ndër sektorët kryesorë të ekonomisë, është prekur nga mungesa e shqiptarëve dhe zgjidhja e vetme janë shtetasit e huaj nga Azia dhe Afrika.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



