E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  kritikon  studentët e mjekësisë/ “Nuk investojmë që të merrni diplomat e të ikni”
Politikë

Rama kritikon studentët e mjekësisë/ “Nuk investojmë që të merrni diplomat e të ikni”

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e Parë të Shëndetësisë, ka folur për largimin e studentëve të mjekësisë drejt vendeve europiane pasi diplomohen.

Rama u shpreh se shteti paguan 1/16 e kostos reale për studime e tyre dhe sipas tij nuk është e drejtë që shteti të paguajë dhe studentët të marrin diplomat dhe të ikin drejt Gjermanisë.

“Sot jemi përpara një problemi që duhet ta adresojmë dhe ta zgjidhim në mënyrë të ndershme. Arsyeja pse shtetet investojnë, financojnë në të gjitha mënyrat e mundshme për ta bërë sa më të lehtë procesin e studimeve është për të garantuar shëndetin e popujve të tyre. Sot studentët e mjekësisë paguajnë 1/16 e kostosë reale. Shteti nuk e paguan këtë që ditën që të marrin diplomën ata që financohen nga shtetit të ikin drejt Gjermanisë. Shteti shqiptar nuk financon për sistemin shëndetësor gjerman”, tha Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.