Burri transportohet i vdekur në spital
Një burrë është transportuar i vdekur në spitalin e Burrelit pasditen e sotme. Burime bëjnë me dije se në trupin e viktimës me iniciale I.M., rreth 53 vjeç (banues në njësinë Komsi- Mat), mjekët konstatuan plagë në kokë.
Spitali ka lajmëruar Policinë lidhur me rastin, rreth orës 18.30.
Në ambientet e spitalit kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se I.M., punonte roje në një godinë te “Ish parku i mallrave” dhe duke zbritur shkallët dyshohet se është rrëzuar gjatë kapërcimit të murit rrethues duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet paraprake ngjarja dyshohet se është aksidentale, bën me dije Policia.
Ndërkohë, grupi hetimor i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Mat po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



