E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha zbulon aksionin opozitar pas vendimit për vulën: Po planifikojmë…
Politikë

Berisha zbulon aksionin opozitar pas vendimit për vulën: Po planifikojmë…

Sali Berisha deklaroi këtë mbrëmje se aksioni imediat i grupimit të tij do të jetë prezantimi i kandidatëve në mbarë vendin, si dhe planifikimi i protestave në vijim.

Në një intervistë për “Opinion”, Berisha tha se qytetarët do t’i përgjigjen protestave të tij, ndërsa paralajmëroi se Edi Rama do të ketë fatin e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

“Aksioni imediat, do merrem me paraqitje të kandidatëve tanë në mbarë Shqipërinë, do planifikojmë dhe protestat që do vijnë. Qytetarët do t’i përgjigjen. Kjo që bëri Rama është goditje për çdo qytetar. Dëshmoi se është i aftë për të bërë gjithçka për të mbrojtur monizmin. Ai është në lemeri të plotë, një kufomë politike që do ketë fatin e McGonigal. Ka llogari të hapura për megaafera korruptive”, u shpreh Berisha..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.