Milani eliminon Totenhamin dhe vazhdon në çerekfinale
Milani është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Tottenham Hotspur në fazën e të tetës së finales.
Rossonerët fituan me rezultat 1-0 në përballjen e parë në San Siro, ndërsa ndeshja e sotme kthyese në Tottenham Hotspur Stadium përfundoi pa gola (0-0).
Deri në mbyllje të fraksionit të parë të lojës nuk pati raste serioze shënimi dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Edhe në gjysmën e dytë ishin Rossonerët që kërcënuan përmes Brahim Diaz, derisa një mundësi për vendasit e pati Pierre-Emile Hojbjerg, por Mike Maignan reagoi perfekt.
Nga minuta e 77-të, Spursat mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Cristian Romero u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Deri në mbyllje të sfidës nuk u shënuan gola, ashtu që Milani u kualifikua në çerekfinale falë rezultatin nga ndeshja e parë në San Siro.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



