Instituti i Gjeoshkencave: Shqipëria u godit nga 6 tërmete brenda 12 orësh
Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar sot se Shqipëria është goditur nga 6 tërmete brenda 12 orëve. Këto lëkundje janë regjistruar nga mëngjesi në mbrëmje.
Zona me më shumë lëkundje ka qenë Konispoli, më pas Laçi dhe Bilishti.
Gjithashtu, edhe goditjet më të forta u regjistruan në Konispol 4.4 dhe 3.6 e shkallës rihter më pas në Laç 3.2 e shkallës rihter, njoftoi Instituti i Gjeoshkencave.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



