E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“PD si Big Brother” Veliaj: Specializohen në nxjerrjen e njerëzve nga shtëpia e tyre
Politikë

“PD si Big Brother” Veliaj: Specializohen në nxjerrjen e njerëzve nga shtëpia e tyre

Erion Veliaj, drejtues politik i PS për për qarkun e Tiranës, duke folur në Top News komentoi situatën aktuale në PD.

“Kam përshtypjen se atij reality-show i ngjajnë për faktin se sipas formatit të Big Brother, opozita specializohet në nxjerrjen e njerëzve nga shtëpia. Por nëse në Big Brother ndodh për lojë, në shqup kjo ndodh në të vërtetë. Pra, një gjysmë nxjerr gjysmën tjetër nga partia, pastaj gjejnë diversantët, gjejnë bashkëpunëtorët me amerikanët dhe rrezikun anglo-amerikan, pastaj tradhtarët… në këtë sens situata është tragjikomike”, tha Veliaj.

Pavarësisht zhvillimeve në kampin opozitar, Erion Veliaj fokusin e ka në performancën e ekipit të tij.

“Herën e fundit e kam thënë me batutë, por unë besoj se është vërtet tragjikomike, ku fokusi më i madh i tyre është kë do nxjerrim nga shtëpia dhe jo kë do fusim në shtëpi. Megjithatë, në këtë lloj pune kam mësuar që të mos bëj kurrë llogaritë e të tjerëve, por të bëj llogaritë e skuadrës, punës sonë, e kontaktit tonë me njerëzit. Nuk jam këtu që t’i jap këshilla askujt, përfshirë këtu edhe kundërshtarët”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.