E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti afër TEG me tri viktima, grupi hetimor: Mjeti ecte me  mbi 200 km në orë
Lajme

Aksidenti afër TEG me tri viktima, grupi hetimor: Mjeti ecte me mbi 200 km në orë

Ka qenë pikërisht ky aksi ku ditën e djeshme 20-vjeçari Klevis Ruçaj ka udhëtuar me automjetin e tij Audi ku shkaktoi aksidentin tragjik me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se automjeti ka qenë duke udhëtuar me të paktën 200 km në orë.

Në video shihet moment kur automjeti Audi i drejtuar nga 20-vjeçari Ruçaj ka goditur barrierat mbrojtëse të rrethrrotullimit, duke përfunduar në korsinë tjetër të rrugës e në nënkalim.

Nga pamjet vërehet se nuk ka tentativë për frenimin e mjetit, ndërsa kjo është vërtetuar edhe në rrugë, pasi nuk ka shenja të gomave në asafalt.

Kur fluturoi disa metra, mjeti fillimisht u përplas me murin dhe më pas ra mbi automjetin Hundai.

Nga aksidenti fatal humbi jetën Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23-vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit Klevis Ruçaj vdiq disa orë më vonë në spital.

Qemal Kurti, 60 vjeç, që  drejtonte mjetin Hundai dhe po udhëtonte nga Tirana drejt Elbasanit së bashku me 2 persona të tjerë, Alda Kurti dhe O. Kurti ndodhen në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar.

20-vjeçari Ruçaj me banim në Fier nuk ishte një emër i panjohur për efektivët e Policisë Rrugore.

Burime nga grupi hetimor thanë për SYRI TV se i riu ishte pajisur me leje drejtimi që prej vitit 2021 dhe njihej si person problematik, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Të paktën brenda një viti ishte ndëshkuar mbi 5 herë nga efektivët e qarkullimit rrugor.

I GJOBITUR .

Në datën 6.9.2022 për parakalim të gabuar.

Në datën 7.9.2022, për shkelje të sinjalizimit rrugor.

Në datën 15.11.2022, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara (garë shpejtësie).

Në datën 9.12.2022, për përdorim celulari.

Në datën 27.1.2023, për shkelje të sinjalizimit rrugor dhe i papajisur me siguracionin e detyrueshëm të mjetit motorrik.

 I apasionuar pas mejteve luksoze, motorrëve dhe shpejtësisë, i riu nuk ngurronte as të reklamonte në rrjetet sociale momente kur udhëtonte edhe me mbi 270 km në orë.

Ndërsa hetimet vijojnë, grupi hetimor ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Duke llogaritur edhe forcën shtytëse të automjetit ka dyshime të forta se mjeti ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km në orë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.