Enkelejd Alibeaj : Deri në 20 mars do zgjedhim kandidatët
Enkelejd Alibeaj i grupit të vulës zhvilloi sot një mbledhje me Grupin Parlamentar dhe Kryesinë e PD-së. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, Alibeaj bëri të ditur vendimet që ata kanë marrë në një prononcim për mediat.
Një prej tyre ishte edhe mbyllja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish dhe këshilla bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit.
“Kjo ishte një mbledhje e radhës e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar dhe do të jenë gjithmonë e më të shpeshta tashmë që jemi futur në fushatë. Diskutimet janë të fokusuara te aspekti organizativ i Partisë Demokratike. Deri në datën 20 kemi vendosur të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave për kryebashkiakë dhe këshillat bashkiakë. Janë vendosur detyra përkatëse të grupit të punës dhe do të merren me rifreksimin e grupit tonë. Kjo është një situatë që po na rikthen në normalitet. Kjo do të jetë e gjithë mënyra e punës së PD-së për zgjedhjet që na presin”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



