E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fake News i mediave/ Familjarët reagojnë ashpër, nëna e Luizit nuk ka ndërruar jetë
Lajme

Fake News i mediave/ Familjarët reagojnë ashpër, nëna e Luizit nuk ka ndërruar jetë

lajm i rremë është publikuar ditën e sptme në media, ku raportohej se ka ndërruar jetë nëna e këngëtarit Luiz Ejlli, i cili ëhstë konkurent në “Big Brother VIP”.

Për këtë lajm ka pasur edhe një reagim nga familjarët e këngëtarit, të cilët kanë përgënjeshtruar mediat.

Në prifilin zyrtar të Luiz Ejllit në “Instagram”, që menaxhohet nga të afërmit e tij, është publikuar një status për këtë çështje.

Familjarët thonë se nëna e këngëtarit gëzon shëndet të plotë, ndërsa i cilësojnë jo njerëzore lajmet e rreme.

“Ju lutem tregohuni të kujdesshëm. Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rreme. Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është njerëzore”, thuhet në reagim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.