E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Departamenti i Drejtësisë në SHBA heton TikTok, akuzohet për spiunim të përdoruesve të tij
Bota

Departamenti i Drejtësisë në SHBA heton TikTok, akuzohet për spiunim të përdoruesve të tij

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara po heton ByteDance, kompaninë kineze e cila zotëron aplikacionin TikTok, për spiunim ndaj qytetarëve amerikanë, përfshirë këtu edhe disa gazetarë.

ByteDance është i vendosur në Pekin, me seli në Ishujt Kajman dhe mendohet se është i afërt me qeverinë komuniste kineze. Administrata Biden ka kërcënuar se do të ndalojë TikTok në SHBA, nëse kompania pronare kineze nuk shet aksionet e tyre.

Kompania pranoi në dhjetor se kishte marrë në mënyrë të papërshtatshme të dhënat e përdoruesve amerikanë të TikTok, duke përfshirë edhe ato të dy reporterëve, sipas New York Times.

Gazetarja e Forbes, Emily Baker-White, e cila e bëri të ditur historinë, shkroi se ajo ishte një nga gazetaret që i kishin marrë të dhënat, ndërsa Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentojë mbi hetimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.