E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Efektivi i RENEA-s justifikohet për 113 mijë eurot para gjykatës: Ia mora borxh një biznesmeni
Lajme

Efektivi i RENEA-s justifikohet për 113 mijë eurot para gjykatës: Ia mora borxh një biznesmeni

Efektivi i RENEA-s, Altin Morina ka treguar sot në gjykatë burimin e 113 mijë eurove që iu gjetën katër ditë më parë në makinën e tij.

Mësohet se efektivi ka deklaruar para togave të zeza se paratë ia ka marrë borxh një biznesmeni ndërtimi, ndërsa ka treguar edhe emrin e këtij të fundi.

Ai ka pretenduar se paratë nuk vijnë nga aktivitet kriminal dhe për ta ka edhe dokumentacion, të cilin është shprehur se do ta dorëzojë.

“Paratë nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, ka theksuar ai.

Nga tre akuzat që ishin fillimisht në ngarkim të tij, gjykata rrëzoi dy akuzat dhe la vetëm atë të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./ CNA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.