E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia/ Lefter Alla në gjykatē : Po  më bëni  gjyq politik! Më mirë të më thoshin hap krahun …
Politikë

Dëshmia/ Lefter Alla në gjykatē : Po më bëni gjyq politik! Më mirë të më thoshin hap krahun …

Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla përpara gjykatës gjatë caktimit të masës së sigurisë. Ai u arrestua pasi akuzohet për abuzim me tenderin e ujësjellësit, ku ka favorizuar një kompani.

Kryebashkiaku i Bulqizës i konsideron politike akuzat e ngritura ndaj tij, teksa sulmoi indirekt kryeministrin Edi Rama.

“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike”, është shprehur ai.

Një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha tha se Alla u arrestua vetëm pasi deklaroi se do rikandidonte.

“Narko-trafikanti i Bulqizës kishte dosjet palë-palë prej 4 vitesh. I denoncuar për vjedhje monstruoze në ndërtimin e rrugëve. Ju kujtohen ju rrugët me pllaka? Që ishte unik sistemi i tij në botë për të vjedhur. Vjedhje e të tjera me radhë, dhe nuk i futej gjembi në këmbë, përkundrazi, drejtësia e Edi Ramës e ekzonoronte edhe kur thithte kokainë në lokale, duke pretenduar se nuk dihej nëse ishte ky apo ndonjë tjetër. 

Në momentin që deklaroi se do rikandidonte dhe nuk e pyeste partinë, pas pesë orësh iu vunë hekurat, dhe e servir ky si një akt i drejtësisë së pavarur, në fakt është një akt i mirëfilltë i drejtësisë politike, e cila për 4 vite mbajti në sirtar dosjet e tij, nuk bëri asnjë veprim dhe në momentin kur ai kërcënoi partinë se do kandidojë, e arrestuan,” tha Berisha.

Alla akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Procedura tenderuese, për të cilën akuza ka gjetur shkelje, është ajo e ujësjellësit me vlerë afro 2.8 milionë euro. Sipas hetimeve, Alla në bashkëpunim me nëpunësit kanë favorizuar një bashkim kompanish që të fitonte tenderin. Kompania fituese në fakt, rezulton se nuk ka kryer punime për kontratën e lidhur me bashkinë, por ato i ka realizuar një firmë tjetër me pronar Aqif Koneshën, që SPAK e cilëson lidhje shoqërore të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.