E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Apelit pranon ankimin e PD, kërkohet çrregjistrimi i Enkelejd Alibeajt
Flash

Gjykata e Apelit pranon ankimin e PD, kërkohet çrregjistrimi i Enkelejd Alibeajt

Gjykata e Apelit pranoi të marrë në shqyrtim ankimimin e bërë nga Partia demokratike për rrëzimin e vendimit të KAS që rregjistroi Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet lokale të 14 majit.   

Në bazë të shortit që u hodh në ambientet e Gjykatës së Apelit, relatore u caktua Blerona Hasa.

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë këtë padi do të jenë, Alma Kolgjokaj, Esmeralda Xhili, Manjola Xhaxho dhe Emona Muçi.

Në njoftim e Gjykatës së Apelit, theksohet se objekti i padisë së Partisë Demokratike është ndryshimi i vendimit të KAS dhe detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të çregjistrojë subjektin “Partia Demokratike”, e regjistruar me nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në  cilësinë e kryetarit të komanduar; 

Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023; 

Pika e tretë e kësaj padie është edhe rregullimi i pasojave, duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë“.

Do të jetë Kolegji Zgjedhor i cili do të dalë me një vendim, pas shqyrtimit të ankimimit të PD të përfaqësuar nga Sali Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.