E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti i bindur: Kemi hyrë në formatin e ri të dialogut me Serbinë
Bota

Albin Kurti i bindur: Kemi hyrë në formatin e ri të dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë. 

Nga foltorja, Kurti sqaroi para deputetëve të opozitës dhe të maxhorancës se kanë hyrë në një format të ri të dialogut me Serbinë. Kreu i qeverisë së Kosovës, shtoi se për herë të parë që nga fillimi i dialogut, normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale, por i atyre me shkrim.

“Sinqerisht aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë drejt Evropës. A do ta arrijnë një gjë të tillë, unë nuk kam shpresë… marrëveshja bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmban 11 pika. Për më tepër, Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin tonë në asnjë organizatë ndërkombëtare apo të bllokojë anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian… Kjo është njohje de-facto dhe është e pakthyeshme pasi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë palë garantuese. Jam i bindur që tekst më të mirë të marrëveshjes, në situatën në të cilën jemi, nuk ka mundur më parë të mbërrijmë.”, tha ai. 

Ai shtoi se është bërë maksimumi për të ecur përpara, teksa edhe deklarimet e ndërmjetësuesve lidhur me pozitën e Kosovës në këto takime kanë qenë pozitive. “Me dokumentet e mëhershme kemi ngecur. Me këtë dokument mund të ecim përpara.”, tha Kurti.

Kujtojmë se më 18 mars në Ohër u zhvillua takimi mes Kurtit dhe Vuçiç, nën ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.