E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia: Me precedentë kriminalë, djali i një biznesmeni
Lajme

Policia: Me precedentë kriminalë, djali i një biznesmeni

Objektivi i atentatit me tritol

Policia jep detajet e para per atentatin me tritol ne Vlore, kur nga shperthimi ne makine mbeti i plagpsur rende 25-vjecari Ines Hajrulla. Sipas policise, ai eshte person me precedente të theksuar kriminale.

Burime per “Panorama” bejne me dije se ai quhet Ines Hajrulla dhe eshte djali i nje biznesmeni ne Vlore, pronari i nje lokali ne ate qytet.

Ai ka mbetur i plagosur rende dhe gjendja e tij eshte kritike per shkak te plageve te shumta qe ka marre ne pjesen e kembeve.

Bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë i telekomanduar. Vendi i ngjarjes është një pikë ku qëndrojnë furgona që shkojnë në Kaninë.

POlicia ende nuk ka dale me nje deklarate zyrtare per objektivin e atentatit, por burime jozyrtare bejne me dije se objektiv te jete pikerisht i riu i plagpsur.

Per shkak te shperthimit te forte, ne vend eshte bere e vështirë mbledhja e provave. Mësohet se është përdorur rreth 300 gram tritol që është përdorur për këtë ngjarje. Automjeti që u përfshi nga flakët ishte me targa AA298SL.

Informacion paraprak

Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive.

Shtetasi I.H., është shtetas me preçedentë të theksuar kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.