E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zvogëloi stomakun për t’u dobësuar, ndërron jetë 46-vjeçarja
Lajme

Zvogëloi stomakun për t’u dobësuar, ndërron jetë 46-vjeçarja

Një grua në Turqi ka humbur jetën pas një ndërhyrje për të zvogëluar stomakun e për t’u dobësuar.

Policia turke ka ndaluar dy mjekë në spitalin privat të Tuzlës pasi një hetim zbuloi se disa pacientë që kishin bërë zvogëlim të stomakut përjetuan simptoma të tilla si probleme me shikimin, presioni i lartë i gjakut, vjellja dhe më tragjikja, humbja e jetës.

Aylar Korhanova, 46 vjeç, nga Turkmenistani, e cila po trajtohej në spitalin e Tuzlës ka ndërruar jetë pas ndërhyrjes së kryer.

Korhanova, e cila u operua më 25 shkurt doli nga spitali pas një kohe.  Më 4 mars, gruaja, e cila ndjeu dhimbje në stomak, shkoi në spitalin ku u operua dhe u trajtua. Korhanova, gjendja e së cilës u përkeqësua, u dërgua në terapi intensive dhe aty humbi jetën pak ditë më parë.

Kufoma e saj pas ekzaminimeve është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Familjarët e gruas së ndjerë janë ankuar për mjekët që kanë kryer operacionin dhe për menaxhimin e spitalit.

Dy mjekët e ndaluar pas vdekjes së gruas nga Turkmenistani akuzohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.